image Drita: Respektojmë çdo vendim, të merren parasysh praktikat e ligave më të mëdha

Futboll

Futboll/ Drita: Respektojmë çdo vendim, të merren parasysh praktikat e ligave më të mëdha

news image

Temë e ditëve të fundit në futbollin kosovar ka qenë se çka do të ndodhë me Superligën e Kosovës dhe se a duhet t’I jepet titulli Ballkanit në rast se përfundon sezoni më herët.

Drejtori sportive i Dritës, Valon Zymeri në një prononcim për Sinjalin Sportiv ka thënë se skuadra nga Gjilanit respekton çdo vendim që merret.

Po ashtu ai ka propozuar që të merren parasysh praktikat e ligave më të mëdha. Në rast se anulohet kampionati, Zymeri shtoi se nëse diferenca është e vogël të mos shpallet kampioni.

“Nëse kampionati nuk vazhdon, atëherë duhet të merrën parasysh praktikat e ligave më të mëdha ku nëse diferenca në pikë ka qenë shumë e vogël nuk është shpall fare kampioni, e aty ku diferenca ka qenë më e madhe është shpall kampioni. Rastin e fundit e kemi një ligë e cila është në nivelin tonë, Gjiblartari ku 4 xhiro pa përfundu, e ka mbyllur kampionatin dhe nuk e ka shpall ekipin kampion edhe pse diferenca ka qenë 5 pikë larg vendit të dytë, por edhe nëse vendoset që t’i jepet titulli Ballkanit sigurisht që do ta respektojm. Drita e respekton çdo vendim”, u shprehë Zymeri.

Drita është vetëm një pikë larg Ballkanit që është në vendin e parë./Gazeta Sinjali/