image Drita nesër fillon garat evropiane

Sporte të tjera

Drita nesër fillon garat evropiane

news image

Klubi i volejbollit, Drita nga Gjilani të mërkurën me 11 Nëntor do të nis “luftën” në garat evropiane.

Ekipi i Dritës në 1/16 e finales së Kupës së CEV, do të takohet me ekipin çek VK Selmi BRNO.

Për shkak të gjendjes së pandemisë në Çeki, të dy ndeshjet do të zhvillohen në Gjilan.

Ndeshja fillon nga ora 20:00.

Ndeshja e dytë do të zhvillohet me 12 Nëntor, po në Gjilan nga ora 20:00.

/Sinjali Sportiv/