image Drita ndalet me barazim nga Ulpiana, Drenica e deklason Feronikelin

Futboll

Drita ndalet me barazim nga Ulpiana, Drenica e deklason Feronikelin

news image

Sot janë zhvilluar dy ndeshje në kuadër të Superligës. Drita mori vetëm një pikë, pas barazimit me Ulpianën (1:1). Ndërsa Drenica e ka mundur Ferronikelin me rezultat 4:0, shkruan Sinjali Sporti.

Drita nuk ka arritur të shënojë fitore në duelin me Ulpianë. Kjo është ndeshja e katërt që Drita nuk arrin fitore.

Takimi mes Dritës dhe Ulpianës është mbyllur me rezultat 1:1.

Marko Simonovski e kaloi Dritën në epërsi në minutën e 27-të, ndërsa Egzon Qerimi (56’) barazoi për Ulpianën.

Gjatë ditës së sotme luajti edhe Drenica, që rrëmbeu tri pikë duke e mundur 4-0 Feronikelin.

Pas kësaj fitore, Drenica rrëmbeu kreun me 17 pikë, një më shumë se Ballkani që do të luajë në vikend. 

/Gazeta Sinjali Sporti/