Janë zhvilluar sot ndeshjet e radhës në elitën e futbollit kosovar.
Skuadra e Dritës ka arritur të mposht Malishevën me rezultat minimal 1-0.
Vendimtarë në këtë takim doli të jetë autogoli i Hotit në min e 14′ që i dha fitoren ‘Intelektualëve’.
Tani Drita ka 22 pikë në vendin e parë, ndërsa Malisheva zë vendin e shtatë me 12 pikë.
Llapi ka arritur një fitore shumë të rëndësishme kundër Feronikeli 0-2
Franciso Rivera në min e 39′ dhe Valmir Veliu në të 62′ i shënuan golat për fitoren e llapjanëve.
Llapi ngritet në pozitën e pestë me 15 pikë, ndërsa Feroniekli mbetet në fund me 10 pikë.
Sfida mes Dukagjinit dhe Gjilanit u mbyll baras 1-1.
Ahmed Januzi realizoi për ekipin nga Klina në min e 34, kurse për gjilanasit realizator ishte Gerhard Progni në min e 86′.
Gjilani ka 21 pikë në pozitën e tretë, kurse Dukagjini me 11 pikë zë vendin e tetë në tabelë. /Gazeta Sinjali Sporti/