image Drita fiton thellë ndaj Vushtrrisë

Futboll

Sport/ Drita fiton thellë ndaj Vushtrrisë

news image

Skuadra e Dritës ka shënuar fitore të thellë ndaj Vushtrrisë në kuadër të javës së tetë në Ipko Superligën e Kosovës.

Ish-kampioni kosovar ka mposhtur Vushtrrinë me rezultat të thellë 5-1.

Betim Haxhimusa realizoi dy gola në këtë takim, ndërsa gola të tjera shënuan edhe Lucas Cardozo, Bujar Shabani dhe Xhevdet Shabani.

Gjersa golin e vetëm për mysafirët e realizoi Matheus në minutën e 80-të.

Pas kësaj fitore Drita është lider i ri në Ipko Superligë me 17 pikë të grumbulluara, aq sa ka edhe Llapi e Ballkani.

Në anën tjetër Vushtrria mbetet e parafundit në tabelë me pesë pikë./Gazeta Sinjali/