Mbyllen dy ndeshjet e para të xhiros së dytë në Superligën e Kosovës, shkruan Sinjali Sport.
Nënkampioni i vitit të kaluar, Drita, barazoi pa gola me skuadrën e Llapit, 0-0.
Një përballje që i kishte të gjitha përpos golave, madje kishte edhe gol, por që u anulua nga VAR-i.
Skuadra nga Podujeva, realizoi Maliqi në min e 83-të, por u anulua për shkak të faullit gjatë aksionit.
Legjendat pas mos pranimit të golit u ankuan mjaftë shumë, ku trajneri Batatina mori karton të kuq, e më vonë në kohën shtesë edhe një futbollistë u ndëshkua me të kuq.
Ky ishte barazimi i parë për vendasit, ndërsa mysafirët kanë dy pikë në dy ndeshje.
Takimi tjetër i ditës ishte mes dy skuadrave që u inkuadruan në elitë, Ulpianës dhe Malishevës.
Malisheva fitoi me lehtësi me rezultat 1-3 në udhëtim.
Hasan Hyseni me dy gola dhe Torviol Stullqaku shënuan për mysafirët, derisa golin e nderit për vendasit e realizoi Santos. /Gazeta Sinjali Sporti/