Futbollisti i Kosovës, Ibrahim Dresevic, është duke u kërkuar nga klubet që vijnë nga Serie A dhe Bundesliga.
Skuadra e parë që ka shprehur interesim për kosovarin është Sampdoria, por që pas tyre tani në garë është futur edhe Augsburgu.
Sipas medieve italiane, Sampdoria ka kohë që është duke e shikuar si mundësi kosovarin, i cili do t’i skadojë kontrata me Heerenvenin.
Dy klubet pritet të garojnë për të marrë kosovarin, i cili në këtë sezon ka shkëlqyer me skuadrën holandeze.
Dresevic këtë sezon në Holandë zhvilloi 32 paraqitje.