Janë zhvilluar sot dy ndeshjet e para të javës së 11-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Drenica ka triumfuar me rezultat minimal 1:0 ndaj Feronikelit, në stadiumin ‘Bajram Aliu’. Golin e vetëm për Drenicën e shënoi në minutën e 5-të, Qemajl Elshani.
Me rezultat të njëjtë e ka mposhtur edhe Vushtrria skuadrën e Llapit. Goli i vetëm i kësaj ndeshje u shënua në minutën e 62-të nga Eri Lamçja./Gazeta Sinjali/