image Drenas/ Plagoset aksidentalisht duke pastruar revolen e tij

Siguri

Drenas/ Plagoset aksidentalisht duke pastruar revolen e tij

news image

Në komunën e Drenasit një person është plagosur pasi aksidentalisht i kishte shkrepur revolja, gjersa ishte duke e pastruar.

Rasti ka ndodhur dje dhe viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare në Kosovë dhe më pas është liruar për në shtëpi, raporton Gazeta Sinjali.

Policia ka konfirmuar se ai ishte i pajisur me leje për armëmbajtje. Por pas ngjarjes policia i ka konfiskuar atë, bashkë me dy karikatorë, një gëzhojë dhe 16 fishekë./Gazeta Sinjali/