Sipas Organizatës Botërore të Shëndetit rreth shtatë milionë njerëz në të gjithë botën humbasin jetën e tyre si rezultat i një cilësie të dobët të ajrit.
Ekipi global i studiuesve të udhëhequr nga Qendra Globale për Kërkime të Ajrit të Pastër, hulumtuan nivelet e ekspozimit të ajrit me cilësi të dobët në dhjetë qytete të ndryshme në botë.
Studimi zbuloi se udhëtarët të cilët e mbajnë dritaren mbyllur janë të ekspozuar në rreth 80 për qind më pak ndaj grimcave të dëmshme, sesa ata që hapin dritaret e veturës së tyre.
Filtrat e kabinës së makinave ishin më efektive në heqjen e ndotjes sesa grimcat e imëta, duke sugjeruar që nëse makinat e reja do të kishin filtra më efikas, kjo mund të zvogëlojë ekspozimin e përgjithshëm të udhëtarëve të automjeteve.
Rezultatet e hulumtimit treguan se drejtuesit që ishin në disa nga qytetet më të varfra në botë ishin të ekspozuar ndaj përmbajtjes më vdekjeprurëse të ndotësve të ajrit.
Përfundimi është i qartë se është më shkatërrues të ngasësh me dritare të hapura. /Gazeta Sinjali/