image Drejtuesi i veturës së Qeverisë humb kontrollin, përfundon në semafor

Kosovë

Siguri/ Drejtuesi i veturës së Qeverisë humb kontrollin, përfundon në semafor

news image

Një veturë e Qeverisë së Kosovës ka humbur kontrollin në pikë të ditës në Prishtinë, duke rrezikuar pjesëmarrësit në trafik.

Si pasojë e pakujdesisë së vozitësit, vetura zyrtare ka devijuar nga rruga dhe ka goditur semaforin.

Ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së sotme në udhëkryqin afër Qendrës së Studentëve.

Siç shihet nga fotot e dërguara  nga një sinjalizues, shoferi i makinës së tipit Toyota me regjistrim 3Z, ka shkaktuar dëme materiale të  sinjalistikës së trafikut si dhe ka dëmtuar edhe pjesën e përparme të automjetit zyrtar.

Ende nuk dihen rrethanat sesi ka ndodhur ky vetëksident dhe nëse shoferi ka pësuar lëndime trupore. /Gazeta Sinjali/