image Drejtorit të Auditimit në SHSKUK i digjet vetura për herë të dytë

Siguri

Drejtorit të Auditimit në SHSKUK i digjet vetura për herë të dytë

news image

Sot derisa po mbahej mbledhja e Bordit Drejtues të ShSKUK-së është djegur vetura private e shefit të Auditorit të Brendshëm.

Brenda pak më shumë se një muaji, Musa Vitisë i është djegur vetura e dytë në parkingun e administratës së Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, shkruan Sinjali.

Kujtojmë se me 19 gusht atij i ishte djegur një veturë tjetër e markës ‘Audi’ në parkingun e njëjtë.

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK), ka njoftuar se sot derisa po mbahej mbledhja e Bordit Drejtues të ShSKUK-së dhe ishte duke raportuar drejtori i  Njësisë së Auditimit të Brendshëm të ShSKUK-së, vetura e tij  private është djegur në parkingun e drejtorisë së përgjithshme të ShSKUK-së.

ShSKUK menjeherë ka njoftuar Policinë e Kosovës dhe Zjarrëfikësit të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Bordi Drejtues dhe drejtoria e ShSKUK-së shprehen të shqetësuar me këtë rast, meqë djegia e veturës së të njëjtit zyrtar ka ndodhur edhe para disa javësh dhe kërkojnë nga organet kompetente të hetojnë rastin në detaje.

/GazetaSinjali/