image Drejtoria e Shëndetësisë në Vushtrri tregon sesa persona janë testuar deri tani në këtë komunë

Kosovë

Covid-19/ Drejtoria e Shëndetësisë në Vushtrri tregon sesa persona janë testuar deri tani në këtë komunë

news image

Drejtoria e Shëndetësisë në Vushtrri ka ndarë informacione shtesë rreth situatës së pandemisë Covid-19 në këtë komunë.

Përmes një postimi në Facebook, drejtori i Shëndetësisë në Vushtrri, Sylejman Meholli ka thënë se deri tani në këtë komunë janë testuar 127 persona, ku 23 persona ka rezultuar pozitivë, prej të cilëve 5 janë shëruar.

Ky është postimi i plotë i Sylejman Meholli:

Informata me rëndësi nga Drejtoria e Shëndetësisë

Deri më tani nga Komuna jonë, IKSHPK ka testuar për Covid 19 gjithsej 127 persona. Nga ta 23 kanë rezultuar pozitiv, 104 kanë rezultuar negativ, 5 deri më tani janë të shëruar.????????

Ekipi i QKMF-së çdo ditë telefonon pacientët dhe familjet pozitive në Covid 19 për konsulta dhe informim shëndetësor. Po ashtu nga IRSHP dhe QKMF po bëhen gjurmimet epidemiologjike të kontakteve. 

Qendra e thirrjes pa pagesë e QKMF Vushtrri në numrat 194 për shërbimin e urgjencës dhe 0800 19 420 për konsulta me mjekun janë gjithë kohën në dispozicion.

Një ekip e jona është duke ofruar çdo ditë shërbime mjekësore në shkollën e fshatit Smrekonicë për banorët e këtij fshati që janë në karantinë.

Ekipet tona mjekësore po përgjigjen me maksimumin e kapaciteteve çdo ditë për kërkesat e qytetarëve tanë, për shërbim në shtëpi.

Familjet e prekura dhe pacientët me Covid 19, nga komuna jonë janë furnizuar me masa mbrojtëse dhe terapi simptomatike nga ekipet tona mjekësore. 

AQH do të ofroj në ditët e ardhshme mbështetje për komunitetin RAE në komunën tonë me pako të ndryshme ushqimore, higjienike, preventive dhe informacione si të parandalojmë/mbrohen nga Covid 19.

Falënderojmë secilin qytetarë për respektimin e masave dhe përkrahjen aktive në këtë betejë, sikurse falënderojmë edhe Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike në krye me Prof.Dr. Naser Ramadani për përkrahjen dhe testimet me prioritet nga komuna jonë, duke mbuluar me sukses vatrat ku janë shfaqur rastet.

Bashkë ja dalim, prandaj #Rri_në_shtëpi!