image Drejtoria e Inspektorateve sot ka mbyllur 11 biznese në Prizren

Covid-19/ Drejtoria e Inspektorateve sot ka mbyllur 11 biznese në Prizren

news image

Sot në Prizren janë mbyllur 11 biznese të cilat kanë pasur të ndaluar veprimtarinë sipas Vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për masat e parandalimit të përhapjes së virusit COVID-19.

Kjo u bë e ditur nga një postim i Komunës së Prizrenit në faqen zyrtare në Facebook.

“Bizneset që e kanë të ndaluar veprimtarive janë: kafiteritë, restarurantet, frizerët etj. Ndaj të gjitha këtyre bizneseve do të ndërmerren masa ndëshkuese sipas ligjit”, thuhet në postimin e tyre.

Po ashtu, është bërë e ditur se në një pikë kontrolli, sot, inspektorët e Drejtorisë së Inspektorateve kanë konfiskuar, gjithashtu edhe 118 pako të pijeve alkoolike dhe jo alkoolike pa dokumentacion përcjellëse.

“Që nga dita e parë e hyrjes në fuqi të Vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për parandalim dhe luftim të virusit COVID-19, Drejtoria e Inspektorateve së bashku me Administratën Tatimore të Kosovës, Policinë e Kosovës – deparatamenti i krimeve të rënda dhe Prokurorinë Themelore në Prizren, kanë bashkërenditur veprimet në parandalimin dhe luftimin e krimit ekonomik në territorin e Prizrenit”, thuhet në njoftimin e tyre.

Ky është postimi i plotë i Komunës së Prizrenit:

Sot Drejtoria e Inspektorateve ka mbyllur 11 biznese të cilat kanë pasur të ndaluar veprimtarinë sipas Vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për masat e parandalimit të përhapjes së virusit COVID-19.

Hapat e tilla të veprimit janë të domosdoshme për shkak se këto biznese edhe përkunder njoftimit të disa hershëm, qoftë verbal apo me shkrim, nuk kanë respektuar zbatimin e vendimit.

Bizneset që e kanë të ndaluar veprimtarive janë: kafiteritë, restarurantet, frizerët etj. Ndaj të gjitha këtyre bizneseve do të ndërmerren masa ndëshkuese sipas ligjit.

Në një pikë kontrolli sot inspektorët e Drejtorisë së Inspektorateve kanë konfiskuar gjithashtu edhe 118 pako të pijeve alkoolike dhe jo alkoolike pa dokumentacion përcjellës.

Që nga dita e parë e hyrjes në fuqi të Vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për parandalim dhe luftim të virusit COVID-19, Drejtoria e Inspektorateve së bashku me Administratën Tatimore të Kosovës, Policinë e Kosovës – deparatamenti i krimeve të rënda dhe Prokurorinë Themelore në Prizren, kanë bashkërenditur veprimet në parandalimin dhe luftimin e krimit ekonomik në territorin e Prizrenit./Gazeta Sinjali/