image Drejtori kosovar i OBSH-së reagon për recetën kundër koronavirusit: Mos eksperimentoni me shëndetin

Shëndetësi

Drejtori kosovar i OBSH-së reagon për recetën kundër koronavirusit: Mos eksperimentoni me shëndetin

news image

Gjatë ditës së djeshme ka qarkulluar në media një recetë për trajtimin e personave të prekur nga koronavirusi, si recetë e rekomanduar nga “Tata Health”, por kjo organizatë përmes një emaili më vonë sqaroi se nuk kanë dhënë një rekomandim të tillë, shkruan Gazeta Sinjali.

Ndaj këtij lajmi ka reaguar edhe drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Bullgari, Skënder Syla, i cili ka lutur qytetarët që të mos bëhen viktima të recetave të tilla, ndërsa ka shtuar që për çdo shqetësim shëndetësor të kontaktojnë mjekun e të mos bëjnë eksperimente me shëndetin.

“Së fundmi po shpërndahet në rrjetet sociale me të madhe një recetë për trajtimin e personave të prekur nga COVID-19. Ju lutem mos bini viktimë e recetave të tilla. Për çdo shqetësim shëndetësor kontaktoni mjekun tuaj dhe mos bëni eksperimente me shëndetin tuaj dhe më të dashurëve tuaj”, ka shkruar Syla në rrjetin social Facebook.

https://www.facebook.com/skender.syla.31/posts/10158559664564494

Kujtojmë se, receta e lartëpërmendur është përkthyer edhe në gjuhën shqipe, e cila fillimisht ka ardhur si mesazh në “WhatsApp”, ndërsa më vonë ka kaluar edhe në rrjete të tjera sociale, kryesisht në “Facebook”.

Mesazhi vjen me një listë të gjërave që duhet të jenë pjesë e një pajisje mjekësore anti-COVID dhe duhet të jenë të disponueshme në çdo familje./Gazeta Sinjali/