Drejtori i Spitalit të Gjakovës, Hilmi Shala ka folur për gjendjen e pacientëve të prekur me Covid-19 nga kjo komunë.
Shala ka thënë se të gjitha rastet e prekura nga coronavirusi në Komunën e Gjakovës janë si rezultat i kontakteve që ata kanë pasur me të infektuarin e parë.
“Për fat të mirë qysh ditën e parë kur infermieri ka rezultuar pozitiv është izoluar në shtëpinë e vet. Edhe infermieri edhe gruaja e tij që poashtu është infermiere janë izoluar. Dje kemi bërë testet dhe për fat të keq një person tjetër na ka dalë pozitiv”, tha ai në Dukagjin.
Drejtori i Spitalit të Gjakovës thotë se të pesë rastet nga Komuna e Gjakovës janë si pasojë e kontaktit me një person dhe sipas tij këto gjurmë janë vërtetuar nga Instituti i Shëndetit Publik./ Gazeta Sinjali/