Drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK), Basri Sejdiu, ka bllokuar me veturë zyrtare hyrjen e Emergjencës në Spitalin e Prizrenit, raporton Gazeta Sinjali.
Sejdiu qëndroi sot në Spitalin e Prizrenit, me rastin e ceremonisë së përurimit të aparaturave të reja mjekësore, të cilat janë donacion nga Qeveria e Luksemburgut, në vlerë prej 300 mijë euro.
Sipas sinjalizuesit, vetura e tij ka qenë e prakuar në hyrje të Emergjencës, gjatë gjithë kohës sa ai ka qëndruar në atë ceremoni.
“Pa pikë turpi, makinat i parkojnë te emergjenca e hynë nga hyrja tjetër kryesore. Siç shihet në foto, pacienti në autoambulancën e dytë është blloku. Veturën, ky zotëria e ka lon aty deri sa u kry takimi”, tha ky sinjalizues për Gazetën Sinjali./Gazeta Sinjali/