image Drejtori i shkollës në Pejë: Nxënësit e komuniteteve s’u lanë anash, erdhën ta shikojnë programin dhe s’janë në klasë të parë

Arsim

Drejtori i shkollës në Pejë: Nxënësit e komuniteteve s’u lanë anash, erdhën ta shikojnë programin dhe s’janë në klasë të parë

news image

Drejtori i shkollës fillore të mesme të ulët në Pejë mohon që nxënësit e komunitetit rom, ashkalinj e egjiptian të jenë lënë anash në festën e organizuar për nder të përfundimit të Abetares.

Ai ka thënë se nxënësit që janë parë në kronikën e publikuar, nuk janë nxënës të klasës së parë dhe se kishin shkuar aty vetëm për të ndjekur programin.

“Ai komunitet prej 10 nxënës kanë shprehë vullnet me ardhë me pa programin. Ata nuk janë bashkëmoshatarë të klasës së parë. Kanë shpreh vullnet me ardhë me pa programin dhe janë sitemuar aty. Ne jemi ata që çmos jemi duke bërë për komunitetet. Le të vjen veç dikush ta tregon gishtin tek kjo shkollë gabon rëndë. Në çdo mënyrë jemi duke munduar ti integrojmë. Ata fëmijë nuk janë 6-7 vjeçarë, janë diku 8,9 e 10 vjeçarë. Mësuesja i ka marrë dhe i ka sistemuar me lejen time. Janë të klasës së dytë, tretë dhe katërt”, tha ai për Kanal10.

Ky rast ka nxitur reagime të mëdha, ku edhe ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, e cila ka bërë të ditur se rasti do të shqyrtohet sot me Drejtorinë e Arsimit në Komunën e Pejës.

/GazetaSinjali/