image Drejtori i Shëndetësisë: Nuk është e vërtetë ajo çka tha deputeti i VV-së, nuk kanë vdekur 5 persona brenda 2 orëve në Gjakovë

Shëndetësi

Drejtori i Shëndetësisë: Nuk është e vërtetë ajo çka tha deputeti i VV-së, nuk kanë vdekur 5 persona brenda 2 orëve në Gjakovë

news image

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Gjakovës, Ferdinand Kolaj, ka përgënjeshtuar deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Agon Batusha, i cili tha se brenda 2 orëve në Spitalin e Gjakovës kanë vdekur 5 pacientë nga koronavirusi, shkruan Gazeta Sinjali.

Kolaj për Gazetën Sinjali tha se deklarata e Batushës nuk është e vërtetë. Sipas tij, gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Gjakovës kanë vdekur 3 pacientë me koronavirus.

“Jo, nuk është e vërtetë ajo çka tha deputeti i VV-së, nuk kanë vdekur 5 persona. Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Gjakovës kanë vdekur 3 pacientë të cilët ishin të prekur me koronavirus”, tha ai.

Përveç drejtorit të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, Kujtim Zarari, Kolaj tha se janë edhe dy persona të tjerë, një e moshuar dhe një pacientë i cili me gjasë nuk është nga komuna e Gjakovës./Gazeta Sinjali/