Drejtori i Shëndetësisë në Istog, Mujë Osmanaj, përmes një njoftimi në Facebook ka thënë se janë 12 raste aktive në këtë komunë, por që brenda tri dite do të bie numri në 4.
“Në Istog momentalisht kemi 12 raste aktive e që brenda tri ditëve do bie në 4”, ka shkruar ai.
Ai ka kërkuar nga qytetarët që të kenë kujdes dhe ta mbrojnë veten nga përhapja e COVID-19.
Theks të veçantë Osmanaj i ka vendosur studentëve dhe punëtorëve që janë me banim jashtë Istogut e kthehen në vend./ Gazeta Sinjali/