image New Basket fiton Kupën e Ligës së Parë

Basketboll

New Basket fiton Kupën e Ligës së Parë

news image

New Basket ka shënuar fitore ndaj Istogut me rezultat 69:72, duke e fituar Kupën e Kosovës për Ligën e Parë.

Istogu e nisi ndeshjen më mirë me një seri prej 10:3, megjithatë me kalimin e minutave prizrenasit këndellen për të afruar shifrat, edhe pse skuadra nga Istogu ishte në epërsi gjatë gjithë kësaj periudhë, duke e fituar këtë pjesë 24:19. Prizrenasit ishin më të mirë në periudhën e dytë, ku barazuan shifrat në 33:33, e më pas edhe duke pasur epërsi 35:43, por pesë pikë radhazi nga Istogu bën që pjesa e parë të përfundojë me rezultat 40:43.

Perioda e tretë ishte kryesisht e barabartë, ku edhe pse New Basket kishte epërsi prej shtatë pikësh 50:57, rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 56:58, duke e bërë ndeshjen shumë interesante. Basketbollistët prizrenas arritën epërsi deri në dhjetë pikë, megjithatë Istogu ngushtoi shifrat në 69:72, duke e fituar Kupën e Kosovës së Ligës së Parë.

Medaljet i ndan Sekretari i Klubit, Gazmend Pupovci dhe Komesari i Garave të FBK-së, Faton Kurshumlija. MVP i turneut është shpallur Sami Hajzeri, çmim të cilin ia ndau Menaxherja e Eventeve dhe Basketbollit 3×3, Artina Hasani.

Ndërkohë, Kupën kapitenit të New Basket, Idol Pallushi ia dorëzoi anëtari i Bordit të FBK-së, Dardan Kasapolli. /Gazeta Sinjali Sporti/