image Drejtori i Shëndetësisë në Ferizaj flet për gjendjen e pacientit që u lëndua nga bombola e oksigjenit

Shëndetësi

Drejtori i Shëndetësisë në Ferizaj flet për gjendjen e pacientit që u lëndua nga bombola e oksigjenit

news image

Drejtori i Shëndetësisë në Ferizaj, Bekim Ademi, njofton se personi që ka pësuar sot lëndime në njërën dorë nga bombola e oksigjenit në Spitalin e Përgjithshëm në Ferizaj, është në gjendje të mirë shëndetësore.

Këto informacione Ademi i ka dhënë në një lidhje direkte për RTV Dukagjinin, transmeton Gazeta Sinjali.

“Sot është informuar Spitali i Përgjithshëm i Ferizajt se ka ndodhur një incident i vogël. Kemi lëndimin e një qytetari, ka pak djegie të dorës, pa pasoja të mëdha. Deri të rasti ka ardhur si rezultat i prekjes së rregullatorit të bombolës së oksigjenit nga ana e pacientit. Ai po e shoqëronte një familjar në spital. Ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore dhe pa pasoja të mëdha”, tha Ademi. /Gazeta Sinjali/