image Drejtori i QS-së për “karantiminin” e Pacollit: Ne ofrojmë kushte të njëjta për secilin

Kosovë

Pandemia/ Drejtori i QS-së për “karantiminin” e Pacollit: Ne ofrojmë kushte të njëjta për secilin

news image

Aktualisht 183 persona janë të karantinuar në Qendrën Studentore në Prishtinë, ndërsa në ditët në vijim pritet të rritet numri.

Drejtori i kësaj qendre, Fatmir Sfishta ka bërë të ditur se gjendja e tyre është e mirë, ndërsa ka bërë të ditur se janë edhe 250 vende të lira.

“Për momentin janë 183 persona të karantinuar në Qendrën e Studentëve. Gjendja e tyre është e mirë. Ata kontrollohen çdo ditë nga mjekët. Presim ardhje të re. Jemi të gatshëm pasi që i kemi edhe 250 vende të lira”, tha Sfishta.

Ai foli edhe për shujtat ditore, ku sqaroi se nuk është reduktuar ushqimi, por që është fuzionuar një shujtë në një tjetër për shkak të muajit të Ramazanit, për arsye se ka persona që agjërojnë.

Ndërsa u pyet edhe sa i përket mundësisë së karantinimit të deputetit Behgjet Pacolli dhe ofrimit të kushteve më të veçanta.

Ai tha se nuk është i thirrur të komentojë se kush mund të karantinohet këtu, por që siguroi se kushtet do të jenë të njëjta për secilin person dhe se nuk do të ketë trajtim ndryshe.

“Ne ofrojmë kushte të njëjta për secilin që vjen këtu. Nuk ka kushte të veçanta për askënd dhe trajtohen në mënyrë të njëjtë”, tha ai për RTVD.

Ai bëri të ditur se deri më tani kanë kaluar nëpër karantinë mbi 900 persona dhe shumica prej tyre kanë qenë pa COVID-19.