image Drejtori i Onkologjisë dorëzon dorëheqjen në ShSKUK, arsyetimi për t’u duartrokitur

Shëndetësi

Drejtori i Onkologjisë dorëzon dorëheqjen në ShSKUK, arsyetimi për t’u duartrokitur

news image

Onkologu, Ardian Millaku ka pak muaj që e ka marrë detyrën e udhëheqjes së Klinikës së Onkologjisë në QKUK.

Por disa muaj pasi e ka marrë detyrën e drejtorit të kësaj Klinike, Millaku ka dhënë dorëheqje.

Në arsyetimin e tij dërguar drejtorit të SHSKUK-së, Millaku ka thënë se në pozitën e drejtorit bënte punë administrative e joprofesionale.

“Për arsye personale, e kam parë që më shumë mund të kontribuoj si profesionist shëndetësor sesa si menaxher. E pashë që më shumë merresha me punë administrative se sa profesionale. Nuk kam pasë ndonjë presion a diçka, vetëm arsye personale”, ka thënë Millaku për Nacionalen.

E kërkesa e tij ende nuk është miratuar nga ana e menaxhmentit të ShSKUK-së.

/GazetaSinjali/