Drejtori i Krimeve Ekonomike, Bashkim Spahiu, ka konfirmuar se ka lidhje familjare me njërin prej hetuesve policor, i cili është arrestuar mbrëmë nga Inspektorati Policor i Kosovës pas aksionit të titulluar “Ryshfeti”.
Spahiu ka pranuar se babai i tij dhe babai i hetuesit të arrestuar janë tezakë. Por, ai tha se pavarësisht kësaj kjo nuk do të ndikojë në hetimet që do të zhvillohen, raporton Gazeta Sinjali.
“Është e vërtetë se me hetuesin e krimeve ekonomike kam një relacion familjar. Prindërit tanë janë tezakë. Kjo nuk e zbeh qasjen time e as të stafit mbikëqyrës që me i hetuar rastet “, ka thënë Spahiu.
Pas arrestimit të mbrëmshëm të dy hetuesve policorë, sot policia ka arrestuar edhe një zyrtar të MPB-së dhe dy qytetarë të tjerë si të dyshuar për përfshirje në skemën korruptive./Gazeta Sinjali/