image Drejtori i KEK-ut: Njësia B2 e bllokut “Kosova B” s’pritet të kthehet në funksion para 20 janarit

Kosovë

Drejtori i KEK-ut: Njësia B2 e bllokut “Kosova B” s’pritet të kthehet në funksion para 20 janarit

news image

Drejtori i KEK-ut, Nagip Krasniqi në një konferencë për media së bashku me ministren e Ekonomisë Artane Rizvanolli tha se njësia e dytë e bllokut Kosova B nuk pritet që të kthehet në funksion deri më 20 janar.

“Kosova B2 vazhdon të jetë jashtë funksionit shkaku i prishjes nga data 14 dhjetor dhe jemi në proces që ta kthejmë sa më shpejt në operim mirëpo prishja në turbinë është e natyrës më serioze dhe jemi në kontakt me kompaninë që e prodhon turbinën dhe presim që ta dërgojmë ekspertin e tyre dhe ne presim që të dielën ai ekspert të jetë në KEK dhe do të fillojmë me inspektimin e situatës dhe ta shohim sa është gjendja e dëmtimeve dhe ajo do ta tregojë edhe kohën e për kthimin e njësisë në punë. Ekziston një vlerësim preliminar që ne presim që diku kah data 20 janar B2 të kthehet në operim”, ka thënë Krasniqi.

Ai tha se importi i rrymës është shumë i shtrenjtë në këtë periudhë dhe janë duke e importuar atë me mjetet që ka ndarë qeveria.

“Sa i përket prodhimit të qymyrit nuk kemi problem. Ne jemi duke e bërë edhe importin e energjisë nga mjetet që i ka ndarë qeveria për subvencionimin e rrymës dhe duhet ta dimë se ky import do të jetë goxha i shtrenjtë në këtë periudhë dhe nuk është e sigurt që mund të mbërrijmë të sigurojmë sasi të mjaftueshme edhe në kuptim të çmimit shumë të lartë por edhe të sasisë së ofruar në treg”, deklaroi Krasniqi. /GazetaSinjali/