image Drejtori i Juventusit thotë se Ronaldo është më i miri në botë

Futboll

Sport/ Drejtori i Juventusit thotë se Ronaldo është më i miri në botë

news image

Drejtori i skuadrës së Juventusit Fabio Paratici, ka thënë se Cristiano Ronaldo është lojtari më i mirë në botë, madje sipas tij ndoshta më i miri në historinë e futbollit.

Ai në një intervistë për “Sky Sport Italia”, ka treguar se Ronaldo ka ende dëshirë të jashtëzakonshme të stërvitet e të luajë.

Cristiano është lojtari më i mirë në botë, ndoshta më i miri në histori duke i marrë në konsideratë të gjitha rekordet që i ka arritur në aspektin individual dhe me skuadra. Ai e ka akoma dëshirën e jashtëzakonshme që të stërvitet dhe të luajë që shkon mbi të gjitha pritshmëritë”, ka deklaruar Paratici.

Kujtojmë se Cristiano Ronaldo krahas pesë Topave të Artë, pesë trofeve të Ligës së Kampionëve, titujve të panumërt, ka kaluar shifrën prej 700 golash në karrierë./Gazeta Sinjali/