image Drejtori i AgroKosova Holding tha se pati të shtëna me armë në drejtim të shtëpisë së tij, Policia s’gjen asgjë të dyshimtë

Siguri

Drejtori i AgroKosova Holding tha se pati të shtëna me armë në drejtim të shtëpisë së tij, Policia s’gjen asgjë të dyshimtë

news image

Mbrëmë Gazeta Sinjali raportoi se drejtori i AgroKosova Holding, Bekim Krasniqi, njoftoi Policinë se ka pasur të shtëna me armë zjarri në drejtim të shtëpisë së tij.

Pas denoncimit, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku pas ekzaminimeve të nevojshme nuk kanë gjetur asnjë gjurmë të përdorimit të armës.

Dëshmitarët të cilët ishin të pranishëm në vendin e ngjarjes kanë bërë të ditur në kushte anonimiteti për Sinjalin, se askush përreth nuk ka dëgjuar të shtëna me armë.

Po ashtu edhe Policia ka konfirmuar se reagimi policor ka qenë i menjëhershëm, por që në vendin e ngjarjes nuk është gjetur asgjë e dyshimtë.

“Rreth orës 21:19 Bekim Krasniqi, drejtor i Agrokosova Holdin në Suharekë ka informuar se ka gjuajtje me armë. Reagimi policor ka qenë i menjëhershëm. Patrullat kanë kontaktuar me ankuesi Bekim Krasniqi i cili deklaron se ka dëgjuar të shtëna por nuk është i sigurt se prej nga është shtënë dhe me çka është shtënë. Patrullat kanë patrulluar në atë lokacion por deri më tani nuk kane hasur në diçka të dyshimtë. Patrullat së bashku me njësitet tjera ende janë në atë lokacion”, thanë nga Policia.

/GazetaSinjali/