image Drejtoresha e shkollës në Pejë injoron ngacmimin seksual të mësimdhënësit ndaj nxënëses

Kosovë

Skandal/ Drejtoresha e shkollës në Pejë injoron ngacmimin seksual të mësimdhënësit ndaj nxënëses

news image

Të premten e kaluar një mësimdhënës në shkollën fillore “Dardania” në Pejë, një mësimdhënës ka ngacmuar seksualisht nxënësen e tij. Përkundër kësaj, drejtoresha e shkollës, Rita Xharadinaj, ka refuzuar të flas.

E kontaktuar nga Gazeta Sinjali, ajo ka refuzuar kategorikisht të tregojë se çfarë kë ndodhur në shkollën ku ajo është përgjegjëse si dhe me masat që do të ndërmerren.

Ajo pasi e ka hapur telefonin ka thënë se është në një mbledhje dhe nuk dëshiron të flas për këtë cështe.

“Më fal nuk prononcohem për këtë rast është drejtoria e Arsimit dhe nuk kam çka me u prononcuar, ditën e mirë”, ka thënë drejtoresha duke e mbyllur menjëherë telefonin.

Por ky rast është trajtuar seriozisht nga Gjykata Themelore e Pejës, e cila ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Pejës, për caktimin e paraburgimit prej 30 ditëve.

Sipas gjykatës, i pandehuri një ditë më parë i kishte thënë të miturës që të vije në kabinetin e shkollës me qëllim që t’i ndihmojë për t’i nxjerrë statistikat e suksesit, ashtu që e mitura ditën kritike, pasi që arrin në shkollë dhe shkon në kabinet, vjen mësimdhënësi dhe e ngacmon të miturën e cila arrin që të largohet nga shkolla dhe i lajmëron familjarët e saj./Gazeta Sinjali/