image Drejt normalitetit, sot u hoqën kufizimet e lëvizjes në shumicën e qyteteve në Shqipëri

Rajon

Vendimi/ Drejt normalitetit, sot u hoqën kufizimet e lëvizjes në shumicën e qyteteve në Shqipëri

news image

Nga dita e sotme janë shtuar “zonat e gjelbra” në Shqipëri.

Kështu lëvizja do të jetë pa kufizime në bashkitë: Lushnje, Patos, Roskovec, Korçë, Has, Kukes, Lezhë, Mirditë, Fushë-Arrez, Malësi e Madhe, Pukë, Vau Dejes, Kavajë dhe Vorë me të njëjtat rregulla.

Në këto zona lejohet qarkullimi ndërqytetas brenda zonave të gjelbra me automjet privat (duke lejuar udhëtimin e më shumë se dy personave të së njejtës familje) deri në orën 21:00.

Ndërkohë që mbeten në fuqi rregullat që ndalojnë grumbullimin e më shumë se pesë personave, aktivitetet kulturore dhe sportive të cdo lloji dhe transporti publik si dhe njësitë ekonomike ende të mbyllura.

Zona e gjelbra:

Qarqet bashkitë që u hapën në 27 prill
Qarku Dibër
Qarku Gjirokastër
Zona e përbashkët e bashkive Sarandë, Konispol, Himarë, Delvinë dhe Finiq;
Zona e përbashkët e bashkive Prrenjas, Pogradec dhe Librazhd
Bashkia Divjakë

18 bashkitë që u hapën në 4 maj
Tropojë
Rrogozhinë
Peqin
Belsh
Cërrik
Gramsh
Ura Vajgurore
Kuçovë
Berat
Poliçan
Skrapar
Devoll
Pustec
Maliq
Mallakastër
Kolonjë
Vlorë
Selenicë

Bashkitë që hapen sot, 11 maj 2020
Lushnje
Patos
Roskovec
Korçë
Has
Kukes
Lezhë
Mirditë
Fushë-Arrëz
Malësi e Madhe
Pukë
Vau Dejes
Kavajë
Vorë

Përjashtim bëjnë 6 bashkitë e vendit, Tiranë, Durrës, Shkodër, Kurbin, Krujë dhe Fier, që do të vijojë i njëjti regjim oraresh dhe rregullash të qarkullimit si deri tani.

Këto zona do të blindohen me postblloqe dhe nuk do të lejohet hyrje-dalja e automjeteve të paautorizuara nga zona e gjelbër te e kuqja dhe e kundërta. /Gazeta Sinjali/