image Dreçun: Nuk mund të bisedojmë me Kurtin, ai është i papjekur

Rajon

Dialogu/ Dreçun: Nuk mund të bisedojmë me Kurtin, ai është i papjekur

news image

Kryetari i të ashtuquajturit Këshilli për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Milovan Dreçun, ka thënë që “nuk mund të bisedojnë” me kryeministrin e ri të Kosovës, Albin Kurti.

Sipas tij, Kurti është një figurë politike e papjekur që insiston në pikëpamje ekstreme politike dhe se deklaratat e tij për dialogun Kosovë- Serbi janë “cinike”, transmeton Gazeta Sinjali.

“Deklarata e tij se ai është i gatshëm për dialog me Serbinë, bie në kundërshtim me ato që i thotë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Kur dikush të kërcënon me padi për gjenocidin e fabrikuar, kur sjell në qeveri njerëz kriminel dhe kur ka vrarë mizorisht rojet tona kufitare, si mund të besohet deklarata e tij se është gati për dialog?”, ka thënë Dreçun./Gazeta Sinjali/