image Dragash/ Nxënësi e theri me thikë prindin e një nxënësi tjetër

Siguri

Dragash/ Nxënësi e theri me thikë prindin e një nxënësi tjetër

news image

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Bresanë të Komunës së Dragashit. Në oborrin e shkollës së këtij fshati, një fëmijë dyshohet se e ka therur me thikë një person të moshës madhore.

Sinjali mëson se viktima është prindi i një nxënësi tjetër.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizren, Vesel Gashi, i cili tha se rasti është cilësuar si “Lëndim i lehtë trupor”.

“Rasti ka ndodhur në ora 12:10 minuta në hyrje te oborrit të shkollës të fshatit ku një fëmijë i ka shkaktuar lëndime trupore një personi madhor. Ai ka marrë ndihmën e parë mjekësore në QKMF në fshat, pastaj është dërguar në spitalin rajonal për trajtim të mëtutjeshme. Në spital ka marrë ndihmën e parë dhe është liruar. Është cilësuar si ‘Lëndim i lehtë trupor”. Njësitet po merret rastet. Veprimet janë në koordinim me Prokurorinë e Shtetit” tha ai./GazetaSinjali/