image “Dr. Hipokriti”/ PSD me aksion kundër orës policore, bën grafite me fytyrën e Vitisë - Sinjali

COVID-19

Të infektuar

97.996

Të shëruar

82.064

Të vdekur

1.988

“Dr. Hipokriti”/ PSD me aksion kundër orës policore, bën grafite me fytyrën e Vitisë

news image

Partia Socialdemokrate e Kosovës ka zhvilluar një aksion në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, afër ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, përmes të cilit kundërshtuan orën policorëe që filloi sonte nga ora 22:00, shkruan Gazeta Sinjali.

Kryetari i kësaj partie, Dardan Molliqaj, tha se Qeveria Kurti nuk e ka prioritet jetën e qytetarëve, pasi që masat u vendosën vetëm pasi që u sigurua që u zgjedh presidentja dhe vendi nuk do të shkojë në zgjedhje.

Ne nuk jemi kundër masave të Qeverisë, por kundërshtojmë orën policore. Kjo është vendosur shabllon, që nënkupton që Qeveria Kurti nuk e ka menduar më gjatë një masa adekuate. Pa një debat të hapur, pa diskutim ka ndodhur kjo. Kjo qeveri i vendosi masat vetëm pasi që u sigurua që u zgjedh presidentja. Kjo qeveri e pati prioritet të dytë pandeminë. Një ditë pasi u zgjedh Osmani u vendosën masat. Qeveria Kurti nuk e ka rëndësi shëndetin publik, i përdorë ata”.

Gjatë këtij aksioni, PSD ka bërë grafite me fytyrën e ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, me mbishkrimin “Dr.Hipokriti”.

Ky aksion i PSD po përcillet nga Policia e Kosovës./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin