image Dozën e parë të AstraZenecas, Merkel merr dozën e dytë të vaksinës Moderna

Evropë

Dozën e parë të AstraZenecas, Merkel merr dozën e dytë të vaksinës Moderna

news image

Kancelarja gjermane, Angela Merkel mori dozën e dytë të vaksinës kundër COVID-19, atë të Moderna-s, pasi kishte marrë dozën e parë të AstraZenecas.

“Po, ne konfirmojmë se Merkel është parë së fundi të injektojë dozën e dytë të vaksinës, me Moderna”, theksoi një zëdhënës i kancelares.

Kancelarja, 66 vjeçe, mori më 16 prill, vaksinën e AstraZeneca-s, përdorimi i të cilës ishte pezulluar për një kohë në Gjermani pas disa rasteve të trombozave të regjistruara në Evropë.

Zëdhënësi i saj publikoi në Twitter certifikatën e saj të vaksinimit për të provuar injektimin.

Më shumë se gjysma (51,2%) e popullsisë së Gjermanisë, ose 42,5 milionë njerëz, kanë marrë të paktën një dozë vaksine dhe 26,3 milionë (31,6%) janë vaksinuar plotësisht, sipas shifrave të publikuara të martën nga Instituti Robert Koch.

/GazetaSinjali/