Dortmundi ka filluar bisedimet për marrëveshjen me Niklas Sulen, transmeton Sinjali Sport.
Borussia Dortmund sipas Sport1 ka zhvilluar bisedime me përfaqësuesit e mbrojtësit gjerman, Sule.
Mbrojtësi gjerman po përfundon kontratën e tij me Bayern Munich dhe mund të bjerë në grupin e agjentëve të lirë këtë verë.
Dortmundi sheh si mundësi transferimin e tij me parametra zero. /Gazeta Sinjali Sporti/