image Dortmundi me përmbysje fiton në dramën ndaj Frankfurtit

Futboll

Dortmundi me përmbysje fiton në dramën ndaj Frankfurtit

news image

Borussia Dortmund vizitoi Frankfurtin në duelin e parë për vitin 2022 në Bundesligë, shkruan Sinjali Sport.

Zieverdhët fituan si mysafirë të Eintrachtit në ndeshjen spektakolare, që përfundoi me rezultat 2-3.

Vendasit kishin avantazh, duke shënuar dy gola me Rafael Santos Borre, por nuk arritën ta mbajnë epërsinë.

Thorgan Hazard, Jude Bellingham dhe Mahmoud Dahoud nuk ishin të pajtimit me atë rezultat, pasi i realizuan golat, duke përmbysur gjithçka.

Humbja e djeshme e Bayernit i motivoi Dortmundit, që të fitojë sot dhe t’i afrohet në vetëm gjashtë pikë, pasi kanë 37 pikë tani në vendin e dytë, derisa Munichu me 43 pikë mbanë kreun.

Në anën tjetër Frankfurti me 27 pikë gjendet në vendin e shtatë.

/Gazeta Sinjali Sporti/