image Dorëzohet në QKUK donacioni mjekësor që erdhi nga Holanda

Kosovë

Shëndetësi/ Dorëzohet në QKUK donacioni mjekësor që erdhi nga Holanda

news image

Sot QKUK ka parnuar një donacioni mjekësor të ardhur nga Holanda dy ditë më parë si ndihmë në luftën e Kosovës ndaj koronavirusit, shkruan Gazeta Sinjali.

Siç pati njoftuar ambasadori i Kosovës në Holandë, Lirim Greiçevci, ky donacion përmban aparate dhe maska të oksigjenit, maska mbrojtëse kirurgjikale, shtretër për bartje të pacientëve, rroba mbrojtëse për infermiere, tubacione oksigjeni, dorëza mbrojtëse, kateterë dhe materiale tjera.

Ky donacion është paraparë për Klinikën Emergjente dhe atë Infektive të QKUK-së, dhuruar nga Ambulance voor Kosovo.

“Me rastin e pranimit të këtij donacioni, drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës,  Basri Sejdiu, ka falënderuar Ambasadën e Kosovës në Hagë dhe donatorët nga Holanda, që në momentet kur më së shumti kemi nevojë për përkrahje, dhuruan këtë donacion për QKUK. Ai siguroi donatorët që përmes komisioneve profesionale që ka formuar, materialet e pranuara do të dërgohen tek klinikat përkatëse për shfrytëzim për pacientët dhe stafin shëndetësor”, thuhet në njoftimin e QKUK-së.

Kujtojmë që deri tani në Kosovë janë konfirmuar 61 raste të prekura me koronavirus, njëri prej të cilëve ka ndërruar jetë ditë më parë./Gazeta Sinjali/