image Dorëzohet në Polici punëtori i lokalit ‘Indica’ që dyshohet se sulmoi fizikisht dy klientë, përfundon në ndalim policor

Siguri

Dorëzohet në Polici punëtori i lokalit ‘Indica’ që dyshohet se sulmoi fizikisht dy klientë, përfundon në ndalim policor

news image

Gazeta Sinjali gjatë javës së kaluar ka raportuar për një incident që ka ndodhur në lokalin ‘Indica’ në rrugën ‘B’ në Prishtinë, ku dy punëtorët e stafit, Qerim Istrefaj dhe Besart Povataj dyshohen se për motive ende të panjohura, kanë sulmuar fizikisht dy klientë. Povataj ishte arrestuar menjëherë nga Policia, ndërsa Istrefaj ishte arratisur nga vendi i ngjarjes.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se Istrefaj gjatë ditës së sotme është paraqitur në stacion policor, ku është intervistuar në praninë e avokatit të tij mbrojtës.

Me urdhër të prokurorit, ndaj tij është iniciuar rasti ‘Lëndim i lehtë trupor’ dhe i njëjti është ndaluar për 48 orë.

Kujtojmë se rasti është denoncuar nga dy të rinj, të moshës 19 dhe 24-vjeçare, të cilët kanë raportuar në Polici se janë sulmuar nga stafi i këtij lokali dhe si pasojë e kësaj kanë marrë lëndime trupore, për çka janë detyruar të kërkojnë ndihmë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. 

/GazetaSinjali/