image Këta janë dy punëtorët e lokalit 'Indica' që dyshohet se rrahën dy klientë, njëri akoma në arrati

Siguri

Këta janë dy punëtorët e lokalit ‘Indica’ që dyshohet se rrahën dy klientë, njëri akoma në arrati

news image

Gazeta Sinjali raportoi mbrëmë për një përleshje që ka ndodhur në lokalin ‘Indica’ në rrugën B, në Prishtinë, ku dy punëtorë të stafit të lokalit dyshohet se sulmuan dy klientë për motive ende të panjohura. Njëri nga të dyshuarit u kap, teksa tjetri ende s’ka rënë në prangat e Policisë.

Burimet e Sinjalit nga Prokuroria kanë bërë me dije se dy të dyshuarit janë Besart Povataj, i cili ndodhet nën masën e ndalimit policor dhe Qerim Istrefaj, i cili gjendet akoma në arrati.

Rasti është denoncuar në Polici nga dy të rinj, të moshës 19 dhe 24-vjeçare, të cilët kanë raportuar në Polici se janë sulmuar nga stafi i këtij lokali. Për pasojë, viktimat kanë marrë lëndime trupore, për çka janë detyruar të kërkojnë ndihmë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Sinjali raportoi se Policia tashmë ka siguruar edhe pamjet nga kamerat e sigurisë si provë që do të dëshmojë përfshirjen e të dyshuarve.  

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. 

/GazetaSinjali/