image Dorëhiqet ministrja e Punës dhe Pensioneve në Britani të Madhe, kjo është arsyeja

Botë

Botë/ Dorëhiqet ministrja e Punës dhe Pensioneve në Britani të Madhe, kjo është arsyeja

news image

Amber Rudd, ministrja e Punës dhe Pensioneve në Britani të Madhe ka dhënë dorëheqje nga pozita e saj, kjo pasi ka thënë se nuk mundet të qëndrojë përderisa deputetët konservator janë larguar.

Ajo kishte deklaruar se nuk beson më që largimi nga Bashkimi Evropian me marrëveshje është objektivi kryesor i qeverisë.

Rudd shkarkimin e 21 deputetëve konservator e quan si sulm ndaj demokracisë dhe vandalizëm politik.

Rudd po ashtu ka dhënë dorëheqje edhe nga Partia Konservatore.