image Dorëhiqet kryetarja e Gjykatës për një punë në spital privat

Rajon

Shqipëri/ Dorëhiqet kryetarja e Gjykatës për një punë në spital privat

news image

Kryetarja e Gjykatës së Durrësit, Joana Qeleshi ka paraqitur dorëheqjen pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor. Lajmi tashmë është i konfirmuar edhe nga ky institucion. Por çuditërisht znj. Qeleshi jo vetëm iken nga posti i kryetares, por ka vendosur të dalë krejtësisht nga sistemi i drejtësisë.

Ajo drejtonte prej vitit 2013 Gjyktatën e Durrësit, ndërsa në letren e dorëheqjes shkruan se tashmë e pret një sfidë e re në sektorin privat.

Motivacioni i dorëheqjes:

“Pavarësisht pasionit tim për profesionin e gjyqtarit, duke qenë se më është ofruar një mundësi profesionale me preferencën dhe ekspertizën time në fushën e Shoqërive Tregtare, kam vendosur të ndjek një stad të ri në karrierën time, duke iu përkushtuar sektorit privat. Mundësia që më është ofruar në këtë sektor në pozicionin e Drejtores Juridike pranë Spitalit Amerikan, paraqitet si sfidë e re profesionale për mua”.

Çështja e fundit kur Qeleshi u diskutua në publik ishte rasti i dhënies së mandatit për Valbona Sakon si kryetare e bashkisë Durrës. Ndonëse Gjykata e Durrësit kishte marrë një vendim për mos njohjen e mandatit të Sakos, dy ditë më pas e njëjta çështje u gjykua në të njëjtën Gjykatë ku drejtonte Qeleshi, duke i dhënë mandatin kryebashkiakes.

Pas dorëheqjes së Qeleshit, Gjykata e Durrësit po mbulohet nga zv.kryetari, Markeljan Koça deri në caktimin e kryetarit të përkohshëm, apo emërimin e kryetarit të ri.