image Dorëhiqet anëtari serb i bordit të RTK-së

Politikë

Dorëhiqet anëtari serb i bordit të RTK-së

news image

Pas valës së dorëheqjeve të serbëve nga institucionet, një veprim të tillë e ka marr edhe anëtari i bordit të Radiotelevizionit të Kosovës nga radhët e komunitetit serb, Ivan Raduloviq.

Kryetari i Bordit të RTK-së, Besnik Boletini, tha për Gazetën Sinjali, se anëtari i bordit të RTK-së, Ivan Raduloviq, dje e ka njoftuar se ka dhënë dorëheqje nga pozita e anëtarit të bordit, siç ka thënë ai për arsye personale.

Qindra zyrtarë serbë kanë dhënë dorëheqje nga institucionet qendrore e lokale të Kosovës pas vendimit për heqjen e targave ilegale.

/GazetaSinjali/