image Donika Kadaj-Bujupi tregon nëse do të largohet nga AAK-ja

Politikë

Donika Kadaj-Bujupi tregon nëse do të largohet nga AAK-ja

news image

Deputetja e AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi, ka thënë se ajo nuk do të largohet nga partia, anipse ajo nuk beson në Qeverinë Hoti.

Disa spekulime kishin qarkulluar se ajo mund të largohet nga AAK-ja pasi nuk kishte votuar Qeverinë Hoti. Por vetë deputetja i shuan këto zëra.

“Çdo deputet e ka të drejtën të votojë atë që beson. Unë nuk besova në Qeverinë Hoti dhe shfrytëzova të drejtën time demokratike. Por jo, nuk do të largohem nga subjekti, janë spekulime”, tha ajo në Pressing.

Kadaj-Bujupi ka qenë në të kaluarën edhe anëtare e VV-së por doli nga aty në vitin 2018 kur u përça ai subjekt dhe u rikthye në AAK./ Gazeta Sinjali/