image Pensionohet ambasadori amerikan në Rusi, John Sullivan rikthehet në ShBA
[wp-story id="814678"]

Botë

Pensionohet ambasadori amerikan në Rusi, John Sullivan rikthehet në ShBA

news image

Ambasada amerikane ka njoftuar se, John Sullivan, ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Rusi, është larguar nga posti i tij.

CNN shkruan se, largimi i Sullivan vjen në një periudhe tensionesh të rritura midis ShBA-së dhe Rusisë. Sullivan ishte për gati tre vjet ambassador në Moskë, ku ishte në mbikëqyrje të ambasadës që po përballej me kufizime në rritje të vendosura nga qeveria ruse.

“Ambasadori i ShBA-së në Federatën Ruse, John J. Sullivan ka përfunduar mandatin e tij si i dërguar i ShBA-së dhe u largua nga Moska sot”, ka njoftuar ambasada e ShBA-së në Rusi në një deklaratë të dhënë për shtyp.

“Ambasadori Sullivan u emërua në dhjetor 2019 dhe ka shërbyer si ambasador për gati tre vjet”, thuhej më tej në deklaratë.

“Pas largimit të tij, ai do të tërhiqet nga një karrierë në shërbimin publik që ka zgjatur katër dekada me pesë presidentë të ShBA-së, duke përfshirë shërbimin si Zëvendës Sekretar i Shtetit dhe në pozicione të larta në Departamentin e Drejtësisë, Mbrojtjes dhe Tregtisë”.

Ambasada shtoi se Elizabeth Rood do të marrë detyrën si e ngarkuar me punë derisa një pasardhës të marrë detyrën.

/GazetaSinjali/