Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, po qëndron për vizitë zyrtare në Athinë, shkruan Gazeta Sinjali.
Gërvalla në Greqi do të takohet me homologun e saj grek, Nikos Dendias. Fokusi i kësaj vizite është thellimi i marrëdhënieve bilaterale mes dy shteteve.
Ministrja Gërvalla gjatë qëndrimit në Greqi do të zhvillojë takime edhe me diplomatë dhe me komunitetin e biznesit për të inkurajuar avancimin e marrëdhënieve ekonomike dhe për të promovuar ofertën kosovare për investitorët e huaj, raporton KP.
Shefja e diplomacisë kosovare gjithashtu do të ketë në fokus gjatë takimeve të saja forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional në fushën e arsimit, kulturës, por edhe në fusha të tjera që janë të rëndësishme për të dyja vendet./GazetaSinjali/