image Gërvalla godet LDK-në, e krahason me kope delesh

Gërvalla godet LDK-në, e krahason me kope delesh

news image

Ish-anëtarja e LDK-së, Donika Gërvalla ka reaguar pas përfundimit të Kuvendit Zgjedhor të LDK-së, ku në krye të partisë me aklamacion u zgjodh sërish Isa Mustafa.

Gërvalla ka postuar një fotografi të deleve në Facebook me mbishkrimin “Qysh jeni? A u lodhët sot?

Kjo pasi ajo duket se shprehu pakënaqësi me procesin e zgjedhjes së kryetarit të ri dhe se ilustrimi me fotografinë e deleve kritikon delegatët dhe kryesinë për mbështetje të verbër ndaj zgjedhjes së Isa Mustafës kryetar me aklamacion.

Ndryshe, Donika Gërvalla në Kuvendin e LDK-së në vitin 2015, nuk ishte lejuar të futej në brenda si delegate. /Sinjali/