image Donatori i kampanjës së kryeministrit britanez, pjesë e "Pandora Papers"

Evropë

Donatori i kampanjës së kryeministrit britanez, pjesë e “Pandora Papers”

news image

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, ka reaguar pas skandalit “Pandora Papers”, ku është i përfshirë edhe një nga donatorët e fushatës së partisë së tij, Mohammed Amersi, transmeton Gazeta Sinjali.

Ai ka thënë që të gjitha donacionet e marra nga Amersi janë verifikuar

“Unë e shoh atë histori sot. Por gjithçka që mund të them është se të gjitha këto donacione verifikohen në mënyrë normale në përputhje me rregullat e vendosura nën qeverinë e Punës. Pra, ne i kontrollojmë ato gjatë gjithë kohës”, ka shkruar ai.

Ndërsa, kundërshtarët politikë, i kanë bërë thirrje partisë konservatore t’ia kthejë donacionet Amersit.

Realisht është vërtet shqetësuese që Konservatorët kanë pranuar qindra mijëra funte nga një njeri i cili duket se është i lidhur ngushtë me një nga skandalet më të mëdha të korrupsionit në Evropë. Kjo nuk është hera e parë që Mohammed Amersi përfshihet në polemika. Konservatorët duhet të kthejnë paratë që ai u dhuroi atyre dhe të kuptojnë se kush tjetër ka qasje ekskluzive tek kryeministri dhe kancelari në këmbim të parave të gatshme. Nuk mund të ketë një rregull për konservatorët e vjetër dhe shokët e tyre dhe një rregull tjetër për të gjithë të tjerët”, ka thënë Anneliese Dodds, kryetarja e partisë së Punëtorëve

“Pandora Papers” është një nga rrjedhjet më të mëdha të dokumenteve financiare, përmes të cilave kanë dalë në pah pasuria dhe marrëveshjet e fshehta të udhëheqësve botërorë, politikanëve dhe miliarderëve.

Sipas BBC-së, rreth 35 udhëheqës të tanishëm dhe të mëparshëm dhe më shumë se 300 zyrtarë publikë janë pjesë e dosjeve të quajtura Pandora Papers.

/GazetaSinjali/