Moderatorja e njohur shqiptare, Luana Vjollca, është rikthyer në ekran pas një pauze të gjatë. Luana ka nisur dy javë më parë një emision të ri të quajtur “Zemër Luana”, i cili u prit mjaft mirë nga publiku.
Emisioni i parë me të ftuar Butrint Imeri dhe Don Xhonin tashmë ka kaluar një milion klikime në YouTube.
Për të falënderuar publikun dhe fansat e saj për mbështetjen e tyre, Luana doli ‘live’ në Instagram duke shprehur mirënjohjen për pritjen e tyre.
Një gjë e tillë duket se nuk ka kaluar pa u ironizuar nga aktori dhe moderatori, Donald Veshaj. Kështu të paktën ka lënë të kuptohet me një postim që ka bërë në InstaStory.
“Hej si jeni? Kush do një video për dashurinë që më jepni, për statistika, për klikime e kështu me radhë. Apo jo? Më mirë jo, ta lëmë, ta lëmë”, dëgjohet duke thënë Donaldi në video.
Mirëpo ky thumb i Donaldit nuk kaloi pa një kundër-thumb nga ana e Luanës. Ajo publikoi një postim në Instagram ku shkruan: “Qentë le të lehin, karvani ecën përpara”.