image Donaldi dhe Bora kapen mat në pushime (FOTO)

Bota e Yjeve

Donaldi dhe Bora kapen mat në pushime (FOTO)

news image

A ishte e vërtetë ndarja mes moderatores Bora Zemani dhe aktorit Donald Veshaj ende mbetet mister. Megjithatë dyshja në ndejën e organizuar nga disejnatori, Valdrin Sahiti u panë së bashku, raporton Gazeta Sinjali.

Aty u dyshua se çifti janë ribashkuar edhe pse ende nuk ka ndonjë konfirmim nga ana e tyre.

Sidoqoftë, dyshimet u shtuan për një ribashkim pas ngjarjeve në ‘Big Brother’ ku Donaldi nisi një romancë me këngëtaren, Beatrix Ramosaj brenda shtëpisë. Tutje u tha se u nda me Borën edhe pse kjo e fundit nuk bënte ndonjë reagim.

Së fundmi, janë siguruar pamje te dyshes së bashku në Genova. Në foto shihen duke bërë pazare në outletin Seravalle në Genova duke blerë veshje me zbritje.

Theksojmë se, Romeo në anën tjetër bën mbledhje me stafin për emisionin, Donaldi shëtit me Borën nëpër Genova.

/GazetaSinjali/