Në qershor 2021, Meta njoftoi se po pezullonte ndalesën ndaj Trump për dy vjet, duke vazhduar pezullimin fillestar nga 7 janari i atij viti, një ditë pasi një turmë mbështetësish të Trump shkaktuan trazira të rënda në Amerikë.
Nick Clegg, president i çështjeve globale në Meta, tha për “Semaphore” se ndalimi i Facebook-ut të ish-presidentit të ShBA-së, Donald Trump mund të hiqet që në janar, nëse merret një vendim për të rivendosur llogarinë e tij pas skadimit të pezullimit.
Clegg tha se Meta do ta bazojë vendimin e saj në diskutimet me ekspertët dhe nëse ekziston rreziku i “dëmtimit në botën reale”, raportoi Semaphor.